Taramelja bëhet me shtëpi të re, mes lotësh: Më duket si ëndërr

Taramelja bëhet me shtëpi të re, mes lotësh: Më duket si ëndërr

Prezantuesja e njohur, Alketa Vejsiu kishte marrë një nismë që ti ndërtonte ‘Tarameles’ një shtëpi të re.

Xheison Baftiut iu bë sot ëndrra realitet pasi që ndërtimet e kësaj shtëpie në Tiranë veçse kanë përfunduar.

Në klipin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, shfaqej shtëpia ku Xheison do të jetojë bashkë me familjen e tij dhe momenti kur ai hapi derën e shtëpisë së re ku e priste një surprizë.

“Më duket sikur jam në ëndërr”, tha vogëlushi mes lotëve.

“Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh”, u shpreh ai.

“Ky njeri ka një dritë special se nuk ka mundësi, po ku i gjen këto fjalë, o Zot i madh”, tha Alketa.

“Nuk e di, mi sjell Zoti me magji. Përshëndes Lli Erin, të gjithë ata që na kanë ndihmuar për blerjen e shtëpisë, edhe mësuesen time, shkollën tima dhe Myshqetanë u shpreh Xheison.

Nismës së spektaklit iu bashkua edhe Bashkia e Tiranës duke bërë me shtëpi edhe gjyshërit e Xheison.