
Mesfushori shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka i është nënshtruar një operimi në gju, njofton Insajderi.
Taulant Xhaka është lënduar në gusht gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Shakhtar Donetskut.
Gjatë kontrollimeve mjekësore u vërtetu se ai ka dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë.
Pas operimit, futbollisti hyri në Instagram për të njoftuar të gjithë ndjekësit e tij për gjendjen shëndetësore.
Ai ka ndarë një fotografi nga shtrati i spitalit ku shkruan: “Operacioni shkoi mirë. Faleminderit juve për të gjitha mesazhet. Do të kthehem më i fuqishëm”.
Më poshtë mund të shihni postimin e tij të plotë në Instagram. /Insajderi.com
View this post on Instagram