Taylor Swift ka konfirmuar diçka që fansat e saj e kishin zbuluar kohë më parë: ajo shkroi këngën e Calvin Harris në bashkëpunim me Rihanna-n, “This Is What You Came For”, nën pseudonimin Nils Sjöberg, njofton Hollywood Life, transmeton Insajderi.
Në një intervistë me Paul McCartney, ajo sqaroi më tej pse përdori pseudonim për të shkruar një këngë që u bë hit botëror.
“Mendoj se pseudonimi hyn në lojë atëherë kur ke shumë pasion për punën, por nuk do që ajo punë të eklipsohet nga suksesi yt, nga ajo çfarë njerëzit mendojnë për ty”, tha këngëtarja 31 vjeçare.
“Mendoj se është shumë qejf të shpikësh emra”, shtoi ajo më tej.
Këngëtarja kishte shkruar këngën, të cilën më vonë e këndoi Rihanna, dhe njerëzit nuk e zbuluan këtë për shumë gjatë. /Insajderi.com