Tayna dhe Dafina i thonë ‘Bye Bye’ njëra tjetrës?

Tayna dhe Dafina i thonë ‘Bye Bye’ njëra tjetrës?

Për një ftohje të raportit mes dyshes që sollën super-hitin “Bye Bye”, është raportuar që një kohë.

Si një indikator për prishjen e miqësisë edhe njëherë ishte Instagrami, meqenëse artistet nuk komentonin dhe as nuk pëlqenin më postimet e njëra tjetrës. Për më terpër nuk promovonin materialet e reja muzikore të njëra tjetrës, siç bënin rëndom.

Në fund fare, ato as nuk ndjekin më njëra tjetrën në Instagram njofton Insajderi.

Duke u nisur nga kjo, shumë më pas komentuan këngën e re të Dafinës, “Zili Zili – që u publikua para 4 ditësh – si një diss drejtuar reperes Tayna.

Edhe para publikimit, Dafina, kishte deklaruar që kënga i kushtohej të gjithë grave që nuk përkrahin njëra tjetrën, dhe që shtiren për të përfituar nga tjetri.

Kënga dhe videoklipi u prit me shumë entuziazëm nga fansat që theksuan se ‘Dafina e vjetër’ u rikthye, e të tjerë që e definuan si një përgjigje kundrejt Taynas.

Teksa raportimet për prishjen e miqësisë filluan të zbeheshin, gjithcka u ri-aktualizua me paraqitjen e Taynas në emisionin “Gjoni Black” në moderimin e Meriton Mjekiqit. Reperja performoi një Freestyle, që u mor si kundërpërgjigje për “Zili Zili”.

Përplasja e heshtur duket se po vazhdon, kur Tayna postoi një thënie, që qëllimshëm ose jo përkon shumë me situatën e pretenduar.

“Njerëzit që të kanë bërë keq do të mendojnë gjithmonë që ato që postoni janë për ta“, shkruhet në postim, duke lënë të kuptohet se Dafina ishte ajo që i ka bërë keq së pari, dhe tani po sillet si një paranojake nën faj. Gjithsesi, një postim i tillë është shumë i hapur për interpretim.

No description available.

Më pas Dafina postoi një fotografi të reperit Eminem nga videoklipi i këngës “Stan”. Vetëm duke analizuar kuptimin e këtij krijimi artistik nga reperi, kuptojmë më pas, se ç’deshi të thotë Dafina.

No description available.

Në këngën e publikuar në më shumë se një dekadë më parë, Eminem flet për një fans të fiksuar me reperin, i cili beson se ai i detyrohet një lloj trajtimi të veçantë, sepse beson se është fansi më besnik dhe i përkushtuar.

Personazhi i Eminem ditë më vonë eksalon kur ai ende nuk ka një përgjigje nga idhulli, dhe tenton të kryejë vetëvrasje, duke pretenduar se është faji i tij që ende nuk ka kuptuar, se çfarë ‘duo e mrekullueshme do mund të ishin së bashku’.

Artistet që më parë kishin kënduar “gjej një duo më të mirë, prit nuk ki”, tani po thumbojnë njëra tjetrën hapur. /Insajderi.com