Tayna dhe Ledri apo bashkëpunimi mes një “fuckboy” dhe “bad girl”

Tayna dhe Ledri apo bashkëpunimi mes një “fuckboy” dhe “bad girl”

Ledri dhe Tayna, dy prej figurave më komerciale të rep muzikës kosovare, më në fund janë bërë bashkë për të sjellë një këngë të re.

Kënga në fjalë titullohet “Aje”, që është njëherazi dhe refreni i këngës, merr një konotacion thuajse absurd dhe humb kuptimin.

Kënga ngjan me shumicën e këngëve të tjera të Ledrit, por është skenografia ajo që e bën të dallojë dhe njëherazi ndoshta një prej pjesëve më të mira të videoklipit i cili tenton të ketë një çasje “cool” me një kostumografi të kohës.
Si në të gjitha këngët e tij të tjera Ledri vjen me një tekst që tenton të sforcoj imazhin e tij prej “fuck boy” që nuk dihet a don apo nuk don lidhje, ose kjo mëdyshje është pjesë e trendit të lidhjeve të kohës.

“Fuck vula so ka tvyn sen
menihere tlen
masi me ty flen
prish pun nese ty tnzen
se ti i ki 102 nren
sja nin nese ty tdhem
veq per veti ty tkthen
babe, un jom veq 1 njeri
spe kuptoj pse me ty nmene je
je kam fluturon
chill ky djal si ngravitet tum ngre
mu ki bo…..
spot shoh
po pe di qe afer meje je”

Ndërsa Tayna, përpiqet të mbajë pak a shumë të njejtën çasje, me një “bad girl” style, që arrin të ketë në kontroll gjithçka dhe e vetëdijshme për vlerat e saj.
Nese ti nuk ma din vleren
Dije tjeterkush ma din
Smunesh me gjet ti si une boy
1 sa 100
Pse po rrin veq n’instagram
e po bon volo shum puta
Am a boss chick boy
Mos meno qe tluta
Ja kom puth synin e 3
e tash ………
mi pas ti 3 jete