Tayna feston ditëlindjen – pamje brenda festës

Tayna feston ditëlindjen – pamje brenda festës

Një nga reperet më të dashura për publikun shqiptar po feston ditëlindjen, dhe një festë e madhe ishte e rendit, njofton Insajderi.

Fillimisht, ajo hyri në llogarinë e saj në Instagram për t’i uruar vetes ditëlindjen, festën e saj të preferuar. Duke quajtur vetën një kryevepër, ajo shprehet shumë mirënjohëse për gjithë ç’ka arritur këtë vit.

“Me 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çike sa 10 djem per familje e çike mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shume update vetes e çdo dite e ma shume mirenjohese per gjithçka qe jom e kom. Urime festa jem e preferume!”, shkruan reperja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

Më vonë gjatë ditës, një festë e madhe u organizua me shumë miq e kolegë të saj për 25 vjetorin e saj.

Së pari herë ajo na shfaqet e veshur thjeshtë duke prerë tortën e ditëlindjes në një ambient të dekoruar enkas për të.

Më pas, ajo ndryshoi veshjen duke kanalizuar divën brenda saj. Në videot që kanë ndarë miqtë e saj të ftuar në festë, ajo shihet duke vallëzuar e kënduar pa fund.

Tayna, urime ditëlindjen! /Insajderi.com