Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Po foli i fundit”, në të cilën përmendet një numër i madh i artistëve shqiptar, shkruan Insajderi
Stresi në këtë projekt ka përmendur edhe Taynën, si një nga të parat repere femra në Shqipëri madje duke thënë se është shumë herë më e mirë se shumë kolegë të tij.
“Edhe hip hopin e keni dh* ma e forta Doruntina”, shprehet Stresi ndër të tjera në këtë projekt.
Kjo pjesë tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, por nuk i ka ikur as Taynes.
Artistja nga Prizreni ka rishpërndarë një postim të një faqeje fansash teksa ka përmendur Stresin dhe e ka shoqëruar me dy ‘emoji’, duke e falënderuar kështu për fjalët dhe mbështetur për këngën e re./Insajderi.com