Tayna lanson klipin e këngës së re

Tayna lanson klipin e këngës së re

“Doruntina” është titulli më i ri i këngës së Taynas që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti është prodhim i Cricket, i cili e ka bërë muzikën e kësaj kënge.

Për tekstin është kujdesur vet Tayna, ndërsa është fjala për një rep baladë që e sjell atë më ndryshe nga tre hitet e kaluara.

Ajo bëri bujë fillimisht bashkëpunimin me Don Phenom, të titulluar Columbiana, të lansuar në fund të muajit qershor e që deri më tani numëron mbi 24 milionë shikime në YouTube.