‘Tayna’ me domethënie serbe?- Ja se çfarë do të thotë ky emër

‘Tayna’ me domethënie serbe?- Ja se çfarë do të thotë ky emër

E ‘kualifikuar’ në rangun e artistëve më të sukseshëm, Doruntina Shala e njohur me emrin artistic Tayna, është duke lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.

Karriera e saj filloi me disa covera por llava e gjith këtij vullkani duket të jetë kënga ‘Columbiana’, shkruan Insajderi.

Një paraqitjen e saj të parë ajo kishte shpjeguar rreth rrugëtimit të saj duke përmendur kështu edhe se si i lindi ideja e emrit artistik të saj.

Ajo kishte thënë se e gjitha kjo kishte qenë si shkak i idesë së saj së bashku me një të afërme të saj. Por a e di Tayna se çfarë do të thotë ky emër?

Ky emër i cili brohoritet nëpër clubet e natës dhe dëgjohet në çdo cep ku ajo kalon në serbisht i bie të jetë ‘Sekret’.

Tajna- Sekret.

Ndonëse i qëllimshëm, ndonëse jo, ky term i është përshtatur goxha shum asaj përderisa përpos punës në industrinë muzikore, Tayna mbetet ende sensacioni i cili nuk numëron ende skandale.\Insajderi.com