fbpx

Tayna me mesazh domethënës: E nesërmja mund të jetë dita juaj e fundit

Tayna me mesazh domethënës: E nesërmja mund të jetë dita juaj e fundit

Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, edhe këtë vit po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar të estradës.

Zeshkania ka filluar të jetë e pranishme në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, ndërsa numëron fansa të shumtë.

E njëjta është aktive edhe në rrjetet sociale, teksa ndan me ndjekësit e saj postime të ndryshme.

Një të fundit e ka bërë edhe tani, e cila ka përcjellë një mesazh mjaft domethënës për të nesërmen.

“Ti mund të vdesësh nesër, pra, blije atë bluzë, lagi flokët në pishinë, fol për atë në të cilën beson, shpenzoj paratë, ha akullore, tregoj atij që e do, fli derisa të të zgjojë dielli, kujdesu për veten, shkurtoj flokët, vallëzo në shi, ndalo së ushqyeri me mish, posto çfarëdo që dëshiron, futu në telashe, fol, sepse e nesërmja, epo e nesërmja, mund të jetë dita e juaj e fundit”, shkruan mes të tjerash 23-vjeçarja.

Ndërkaq, projekti i fundit që solli për këtë verë mban titullin “Caliente” dhe në YouTube numëron mbi 11 milionë shikime.