Tayna merr komente nga ylli botëror

Tayna merr komente nga ylli botëror

Doruntina Shala – Tayna, për të qenë më afër ndjekësve të saj, ndan shumë shpesh video dhe fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke kënduar këngë të yjeve botërore.

Në njërën ndër to, Tayna shihej duke kënduar këngën e Nicky Minaj, gjë që i ra në sy edhe asaj.

Njëra nga faqet e fansave të Nicky Minaj ka shpërndarë videon ku Tayna argëtohet duke dëgjuar muzikën e saj.

Derisa video mori komente të shumta, ajo që më së shumti u vërejt ishte pikërisht i Nickyt.

Këngëtarja i komentoi me një emoji, veprim i cili e emocionoi Taynën, e që nuk e la pa e ndarë me ndjekësit e saj.

Ylli botëror është një nga personazhet më të dashur të këngëtares shqiptare,nga e cila gjen inspirim si për këngë ashtu edhe në veshjen e saj. /Insajderi.com