Tayna në bashkëpunim me reperin e famshëm

Tayna në bashkëpunim me reperin e famshëm

Si duket vera e këtij viti do të jetë e bashkëpunimeve muzikore.

Këngëtarët shqiptarë çdo ditë po zbulojnë se janë duke i bërë bashkë forcat dhe jo vetëm me artistët shqiptarë, por edhe me të huajt.

Rep-artistja, Tayna, është drejt lansimit të një projekti muzikor me reperin shqiptaro-gjerman, Azet.

Ishte menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, i cili zbuloi lajmin duke shpërndarë një InstaStory ku fansat kanë bërë editimin e një videoje duke i konfirmuar zërat.

Ndërsa, kënga e fundit e Taynës është “WTF” në bashkëpunim me reperen angleze, Ivorian Doll, kurse Azeti publikoi disa ditë më parë projektin “Unë jam”. /Insajderi.com