Tayna: “Njerëzit tronditen kur u them se po agjëroj”

Tayna: “Njerëzit tronditen kur u them se po agjëroj”

 

Këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, edhe reperja Tayna po agjëron ashtu si shumë yje të industrisë sonë të muzikës.

Mirëpo sipas saj ky fakt po trondit çdo njeri të cilit ajo i thotë që po agjëron. Kështu tha ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

“Njerëzit po tronditen kur u them se po agjëroj. Më pëlqen ta shoh këtë”,  ka shkruar Tayna duke e përcjellë shkrimin e disa emoji duke qeshur.

Teksa Taynas i urojmë një agjërim të lehtë, kujtojmë se hera e fundit që ajo solli një këngë për adhuruesit e saj, ishte bashkëpunimi me Florin për “Magdalena”

Së fundmi ajo ka publikuar një video në studio muzikore të cilës ia ndali zërin. Bëhet fjalë për një këngë të re, të cilën ajo akoma nuk do ta ndajë me publikun.

“S’bon me ni ju hala, ama unë u kënaqa”, ka shkruar reperja krahas videos. /Insajderi.com