Tayna raciste në tekstet e saj

Tayna raciste në tekstet e saj

Tayna është tejet aktuale kohët e fundit, duke lansuar këngë solo dhe bashkëpunime një pas një.

Ajo është shumë e pëlqyer për publikun, këngët e saj shendohen menjëherë në hite, deri më tani ka realizuar 11 këngë të cilat kanë bërë bujë mjaft shumë.

Tayna njihet për tekste të veçanta dhe për disa drejtuar kolegeve, por në këngën që ka sjellë ditë më parë në bashkëpunim me Lyrical Son dhe MC Kreshen ajo në pjesën e sajë shprehet ” buzët si zezake, braziliane flokët”. Ndoshta Tayna e ka bër pa vedije, veç sa për të bërë tekstin me rima, por kjo pjesë është kryekëput racizëm.

Nuk është hera e parë që këngëtarët shqiptar me apo pa vetëdije përdorin fjalë raciste, seksiste e të tjera në këngët e tyre.

Kemi raste të reperat si Fero e shumë të tjerë, ku e përdorin në tekstet e tyre fjalën “Nigga” ashtu siç e kishte përdorur edhe Era Istrefi në këngën BonBon, por pasi kishte nënshkruar kontratë me “Sonny Music” i është hequr ajo pjesë.

Tayna, Fero e kushdo tjetër duhet të jenë më të kujdesshëm në tekstet e tyre, nëse kanë synim famën ndërkombëtarë. /Insajderi.com