Tayna thotë që Kim Kardashian është treguar e vonshme pasi që ajo tri vjet më parë ishte shfaqur me “maskë”

Tayna thotë që Kim Kardashian është treguar e vonshme pasi që ajo tri vjet më parë ishte shfaqur me “maskë”

Super ylli Kim Kardashian i ka befasuar të gjithë njerëzit gjatë paraqitjes së saj në ‘Met Gala 2021’.

Ajo u prezantua në tapetin e kuq të eventit, e veshur me një mbulesë të zezë nga koka deri te këmbët, e cila nuk i zbulonte as fytyrën.

E një veshje e tillë siç duket nuk i ka ikur nga syri as reperes Tayna.

Kjo e fundit, në fund të vitit 2018 ishte veshur me një maskë të madhe, nga ku kishte zbuluar vetëm sytë, me çka duket të jetë një paraqitje e ngjashme me atë të Kimit.

Tayna publikoi së fundmi në InstaStory një fotografi të kësaj paraqitje me maskë të tri viteve më par dhe ironizon duke bërë etiketuar Kimin.

“Tri vite më parë dhe tani them: Çfarë isha duke menduar me këtë”, ka shkruar reperja nga Prizreni.

Në anën tjetër, bujë të madhe në media bëri edhe shoqëruesi i Kimit ku në fillim është aluduar së bëhet fjalë për Kanye West por që më pas u zbulua se ai nuk  ishte pjesmarrës./Insajderi.com