Tayna vazhdon t’i shijojë pushimet në Maldives

 Tayna vazhdon t’i shijojë pushimet në Maldives

Reperja e njohur nga Prizreni, Dorentina Shala e njohur me nofkën Tayna, ka filluar tash e disa ditë pushimet në ishullin Maldives, shkruan Insajderi.

Ajo është në shoqëri të mikeshave të saj ku kohë pas kohe, po ndan fotografi edhe me to.

Tayna nuk ka hezituar të postojë fotografi në Instagram, ku ajo shihet duke pozuar me bikini, të cilat i theksojnë linjat e saj.

Pushimet e saj vijnë pas një viti të arritur në muzikë për të.

Që nga fillimi i vitit, ajo ka nxjerrë në treg plot tri bashkëpunime, të cilat janë pëlqyer në masë të madhe nga fansat.

Bashkëpunimet e saj të fundit ishin me Flori Mumajesin me këngën “Magdalena”, me spanjollin L’Algerino ”Moona”, si dhe bashkëpunimi me Ivorian Doll ”WTF” /Insajderi.com