Të famshëm shqiptarë që i dhanë fund beqarisë në vitin 2020

Të famshëm shqiptarë që i dhanë fund beqarisë në vitin 2020
Burimi i fotografisë: (Shuttestock/-.)

Viti 2020 ishte një vit i pashembullt. Botën e kaploi një pandemi vdekjeprurëse, po që asnjëherë nuk arriti të shuante dashurinë.

Ishte një vit, ku shumë të famshëm, morën hapin e zyrtarizimit të dashurisë, edhe në kohë kur dasmat nuk mund të organizoheshin.

Si gjithherë, dashuria mbeti një emocion që ndajnë vetëm dy njerëz pa festa e veshje glamuzore për ta shënuar rastin.

Taulant Xhaka dhe Arbnora Nuredini

Pas një lidhje tri vjeçare mes futbollistit dhe Arbnorës, erdhi edhe kurorëzimi i dashurisë së tyre.

Në qershor të vitit 2019, ai i bëri asaj propozim për martesë dhe lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram.

Kurse në janar të vitit 2020, futbollisti njoftoi se të dy ishin martuar. Çifti ishin edhe në pritje të ëmbël, dhe në mars ata u bekuan me një djalë, që i lanë emrin Klevis.

Gerta Shino dhe Florent Avdulahi

Ish-banorja e “Big Brother”, prej vitesh është vendosur në Oslo të Norvegjisë ku jeton me të dashurin e saj, Florent Avdulahi.

Vitin që lamë pas, në korrik, ajo njoftoi se çifti ishin martuar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Në pamundësi të organizimit, çifti nuk festoi me një dasmë.

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Ende pa u mbushur një vit që nga divorci me bashkëshortin e parë, moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj kurorëzoi lidhjen e saj me deputetin e Partisë Demokratike, Mark Frrokun.

Ne shtator të 2020-tës, çifti udhëtoi drejt Turqisë, në Stamboll ku Dembacajn po e priste një surprizë e bukur.

Frroku kishte përgatitur për të një propozim martese, që natyrisht ajo i tha “Po!”, kurse me 1 janar ajo dha lajmin se është martuar.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Kur këngëtarja u kap në kufi në Morinë me armë, atë e shoqëronte edhe i dashuri i saj Fisnik Syla. Për këtë lidhje nuk dihej deri në momentin, që gjatë dëshmisë së saj në Kukës, ajo zbuloi se është në lidhje me të.

Një muaj më vonë, Fjolla Morina dha edhe lajmin se çifti tashmë janë fejuar. Madje në Facebook, ajo ndërroi edhe statusin në e martuar, por që procedurat ligjore në gjendjen civile akoma nuk janë përfunduar.

Ndërkaq, ajo ka pranuar se kur të jetë e mundur, do të organizohet edhe dasmë e madhe.

Gold Ag dhe Ermira Shkodra

Pak kohë, pasi në media u zbulua edhe lidhja e reperit me estetisten, ata zyrtarizuan lidhjen. Ishte Gold Ag i cili ndau lajmin në llogarinë e tij në Instagram. Çifti u fejuan në mars të vitit që lamë pas.

Ky vit dhe martesa e tyre u bekua edhe me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Me 28 nëntor, çifti u bënë me një djalë që i lanë emrin Gueril.

Aita Doçi dhe Naser Qeli

Për shumë gjatë është përfolur për një lidhje të mundshme mes këngëtares Aida Docit dhe menaxherit të saj, Naser Qeli.

Në shtator të këtij viti, çifti njoftuan se ata ishin martuar. Ata u martuan pa dasmë, por një ceremoni me familjen e ngushtë nuk mungoi.

Klea Huta dhe Elgit Doda

Një nga çiftet më të dashura të shoëbizit, Elgit Doda dhe Kleau Huta i thanë “Po” njëri tjetrit këtë vit.

Ndonëse ata ishin martuar pak më herët, çifti ndanë lajmin e bukur pak më vonë me 1 shkurt.

Lajmin e ndanë më disa fotografi të realizuara në Marrakesh, ku shihen të veshur si nuse e dhëndër. Në qershor, jeta e tyre u bekua me ardhjen në jetë të fëmijës së parë.

Ata mirëpritën një djalë që i lanë emrin Krid.

S4MM dhe Filis Ismaili

Reperi nga Tetova dhe e dashura e tij Filis Ismaili, u fejuan në vitin 2019, dhe gjithçka u organizua jashtë vëmendjes së publikut.

Kurse këtë vit, me një ceremoni të thjeshtë ata i thanë “Po” njëri tjetrit në shkurt të vitit që lamë pas.

Lajmi u bë i ditur, me disa fotografi shumë diskrete të ndara nga të pranishmit në ceremoni. /Insajderi.com