Të famshmet shqiptare që përjetuan tmerrin e paralizës së gjumit

Të famshmet shqiptare që përjetuan tmerrin e paralizës së gjumit

Shumica e njerëzve thuhet se përjetojnë një paralizë gjumi një ose dy herë gjatë jetës së tyre.

Paraliza e gjumit, ose paaftësia e përkohshme për të lëvizur ose për të folur derisa të zgjoheni ose të bini në gjumë, ndodh kur pjesët e gjumit të lëvizjes së shpejtë të syrit (REM) ndodhin kur dikush është i zgjuar, njofton Insajderi.

Gjatë një episodi, dikush mund të përjetojë halucinacione (të dëgjojë, të ndjejë ose të shohë gjëra që nuk janë aty), gjë që shpesh sjell frikë. Episodet zakonisht zgjasin më pak se disa minuta.

Beatrix Ramosaj ishte e para nga të famshmet shqiptare, që zbuloi një gjë të tillë për ndjekësit e saj në Instagram. Së pari herë ajo adresoi këtë çështje problematike për të parën herë në korrik të vitit të kaluar. Në një postim të atëhershëm ajo shkroi:

“Përjetova një episod të paralizës së gjumit për herë të dytë mbrëmë, dhe është gjëja më tmerruese. Kjo nuk është shaka, fillova të dëgjoj zëra dhe nuk mund të bërtisja as të lëvizja trupin përveç syve. Kisha frikë të flija përsëri për orë të tëra”.

Tingujt e imagjinuar si zhurma, fërshëllima dhe zhurmat statike janë raportuar gjatë paralizës së gjumit. Përjetohen edhe tinguj të tjerë të tillë si zërat, pëshpëritjet dhe ulëritjet. Këto simptoma zakonisht shoqërohen nga emocione të forta si frika dhe paniku. Njerëzit gjithashtu kanë ndjesi sikur zvarriten nga shtrati ose fluturojnë.

Këngëtarja foli sërish për paralizën e gjumit, në disa postime të sotshme në llogarinë e saj në Instagram. Ka kohë që ajo nuk ka përjetuar këtë gjë, por çdo natë është e vështirë për të.

“Nuk kam përjetuar paralizë të gjumit për muaj të tërë, po çdo natë është e vështirë”, ku më pas ajo vazhdon, “Kam evituar fjetjen në shpinë me muaj për shkak të kësaj. Është gjë e tmerrshme. Në një moment fillova të mbuloj fytyrën gjatë gjumit, sepse nuk mund ta përballoja”.

Beatrix shpjegon në një tjetër postim pasues, se ajo ka parë “burrin me kapele”. Si duket ka shumë njerëz që kanë raportuar të kenë parë të njëjtën figurë gjatë gjumit, dhe një gjë e tillë frikësoi këngëtaren.

“Nuk e dija se edhe njerëz të tjerë kanë parë ‘burrin me kapele’ dhe tani jam e frikësuar sërish. E pashë dhe njëherë dhe jo më”.

Këngëtarja thotë se mbrëmja e kaluar ishte e frikshme për të, pas një episodi halucinacionesh që e lanë atë të shqetësuar tej mase.

“Natën e kaluar fillova të dëgjoj zëra jo tokësorë. Kam përjetuar këtë shumë herë, shpesh dëgjoja zëra demonësh dhe ndjeja një prezencë të errët”.

Edhe këngëtarja kosovare, Mbresa, kishte ndarë më parë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku zbuloi se po përjetonte paralizën e gjumit për të dytën herë. Ajo kërkoi nga fansat e saj edhe këshilla se si të parandalonte një gjë të tillë.

Një tjetër e famshme që raportoi për paralizë të gjumit ishte edhe blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani. Ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram tha se kishte përjetuar paralizën e gjumit.

“Ishte e tmerrshme, nuk mund të flisja”, shkroi ajo, duke mos ndarë më shumë detaje në lidhjen me eksperiencën e saj.

Të mos jesh në gjendje të lëvizësh ndërsa je në ëndërr mund të jetë e frikshme. Për fat të mirë, ndjesia e paralizës shpejt zbehet. Nëse jeni të shqetësuar për episodet e kaluara të paralizës së gjumit që keni pasur, mos e jini. Paraliza e gjumit nuk është një shenjë e çrregullimeve mendore. Është e zakonshme – shumica e njerëzve do ta përjetojnë të paktën një herë gjatë jetës së tyre. /Insajderi.com