Të famshmit surprizojnë fëmijët në videoklipin nga “Ti barabartë Unë”

Të famshmit surprizojnë fëmijët në videoklipin nga “Ti barabartë Unë”

Sot në “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta”, në të gjithë botën bëhen aktivitete në ndërgjegjësimin për të kuptuar dhe pranuar personat me aftësi të kufizuara, njofton Insajderi.

Projekti “Ti barabartë Unë” krijuar nga një grupi të rinjsh që trajton temën e personave me aftësi të kufizuara, shënoi këtë ditë me një videoklip nën tingujt e këngës së Miriam Canit dhe Alban Skënderaj, “Dhurata”.

Nënat dhe fëmijët e tyre me sindromën Down ishin protagonistët e këtij produksioni, që do të interpretonin këngën me gjuhën e shenjave në një makinë. Secili nga ata u surprizuan me paraqitjen e një të famshmi, që iu bashkohet këndimit me shenja.

Lyrical Son, Vjosa Osmani, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Meriton Mjekiqi, Sellma Kasumoviq dhe Osman Azemi morën pjesë në videon që mund ta ndiqni më poshtë. /Insajderi.com