Të gjitha kostumet e paharrueshme tëMTV VMA 2020

Të gjitha kostumet e paharrueshme tëMTV VMA 2020

Dy gjërat kryesore që binin në sy në stilin e veshjes të yjeve në një prej ngjarjeve ishte një nostalgji e theksuar për vitet e 80 dhe e ardhmja post apoliptike sikur nëpër filmat fanta shkencë apo videot muzikore të viteve 80.

Lady Gaga ishte e para e këtij ansambli të çuditshëm kostumesh, ku dukej sikur qëllimi i të gjithëve ishte të e shfrenonin imagjinatina, duke i bërë konkurencë njëri tjetrit. E natyrisht Lady Gaga e cila veçse është e njohur për tendencat për të shokuar, e gjeti veten në habitatin e saj natyral, raporton Insajderi.

Veshja prej kosmonauti ishte e para e paradës së saj. Këngëtarja dukej sikur të kishte ardhur nga një planet tjetër apo një e ardhme pas mijëra vitesh. Në kokë mbante një fluskë të tejdukshme sikur të astronautëve, përderisa kishte veshur një fustan-xhaketë me material metalik. Qizmet me platformë jo-natyralisht të lartë, dukeshin të denja për filmat Matrix. Por ky nuk është kostumi më ekstavagant që ka veshur ajo gjatë mbrëmjes.

Kostumi i saj i dytë vjen nga dizajnerja Iris Van Herpen, e cila sjell Lady Gagan me një nuancë ‘bjorkiane’. Ky kostum është i përbërë nga fije të holla ngjyrat e të cilave dhe shkrirja me njëra tjetrën të kujtojnë pallonjtë e në anën tjetër edhe teknologjinë, diçka prej të ardhmes. Për t’a kompletuar pamjen këngëtarja kishte vënë një maskë me ngjyrë të pembe, e cila të jep emocione apoliptike por çuditërisht të sofistikuar.

E vendosur të jap një mesazh për vënien e maskës si masë parandaluese për epideminë që ka kapluar botën, Gaga u qëndroi besnike deri në fund vënies së maskave. Kësaj radhe tendenca e saj për eksperimentim e ka bërë të I ngjajë ndonjë mbretërëshe të ujërave të thella. E veshur me një fustan me ngjyrë të gjelbërt smeraldi, materiali I ndritshëm I së cilës luan me hije dhe na kujton valët, ajo ka vënë një maskë prej së cilës janë ngrehur dy tentakula oktopodi.

Ky kostum si vështirë të besohet që vjen nga marka Valentino, e cila është e njohur për dizajne më bazike, glamuroze por klasike.  E veshur me një kostum si të tejdukshëm me gurë të vegjël të shëndritshëm të ngjitur në të dhe një pelerinë të madhe të bardhë e të fryrë me pupla, Lady Gaga dukej sikur e dalë nga Studio 54.

Te pjesa e performancës ajo është bazuar nga trendet e fundit me të brendshme latex të inspiruara nga komunitetit BDSM, për të dalë në fund me një kostum njëpjesësh që ngjan me superheronjtë e filmave të Avengers. Gjithë këto veshje na japin arsyen se pse Lady Gaga kishte bërë trajtime ekstreme që zakonisht i bëjnë atletët para performancës, si për shembull futja e saj në vaskë me akuj, që vetëm si paramendim të ngrin mornicat. Gjithë këto ndryshime veshjesh dhe parehatshmëria e tyre pothuajse e rrezikshme duket sikur kërkon kondicion prej atleti.

Edhe Maily Cyrus tentoi të mbante traditën e saj të të qenit në qendër të vëmendjes në VMA. Ajo kishte veshur një fustan të tejdukshëm prej tyli të zi, prej të cilit i shiheshin të brendshmet e zeza,me pika metalike të shëndrritshme. Miley dukej më bukur se kurrë me një grim klasik, me spikatnin buzët e kuqe dhe vija e theksuar e stilit të divave hollivudiane të viteve 50.

Miley na ktheu pas në kohë të gjithë me një perfomancë si tribut për performancën e saj të vitit 2013 të këngës “Wrecking Ball”, e cila u konsiderua skandaloze në atë kohë. Miley që deri më atëherë kishte qenë ikonë e filmave të Disney për fëmijë, gjatë kësaj performance i shokoi të gjithë me përmbajtjen e hapur seksuale të lëvizjeve, vallëzimit dhe veshjes së saj.

Bella Hadid kishte gjetur balancën e përsosur mes elegancës dhe një tendence për moskokëqarje, me një palë pantallona të zit ë lëshuar, dhe një bluze prej tyli të zi të tejdukshëm me prerje që të kujtojnë të brendshmet. Flokët e saj të ngritura lartë në mënyrë të çrregullt, i japin kësaj pamje, prekjen e fundit për të u cilësuar si një veshje e inspiruar nga vitet 90’.

Këngëtari kolumbian Maluma, kishte veshur një kostum klasik Versace, me pulla ngjyrë ari, që bënë njërin prej meshkujve me veshjen më të pëlqyer në këtë ngjarje, të paktën në këtë pjesë. Kostumi i tij gjatë performancës, ku shihej i veshur me një kostum dhe këmishë ngjyrë limoni, ndoshta do të ishte i përshtatshëm më shumë për mbrëmjet në plazhet e vendit të tij.

Mirëpo Weeknd, ngjajshëm me Gaga-n, kishte vendosur që kostumit të tij të i jap një qëllim më të madhe se sa ekperimentimin e thjeshtë për të rënë në sy. Këngëtari ishte grimosur për të u dukur i plagosur në fytyrë nga dhuna e ushtruar në të. Sytë e tij ishin të nxirë dhe hunda e tij e gjakosur. Ëeeknd e shfrytëzoi daljen e tij në skenë për të sjellë vëmendjen lidhur me kërkimin e drejtësisë për Jacob Blake dhe Breonna Taylor.  Artisti i cili kishte përzgjedhur ngjyrën e kuqe dhe të zezë për kostumin e tij tha se “është shumë vështirë për mua të festoj tash dhe të shijoj momentin, prandaj gjithçka që do të them është drejtësi për Jacob Blake dhe Breonna Taylor”. Dy emrat e përmendur janë viktima të policisë amerikan, vrasjet e të cilëve u bënë shkak për krijimin e lëvizjes “Black Lives Matter”.

Si përfundim, duket që epidemia apo ngjarjet e fundit të vitit 2020, si për shembull lëvizja BLM kanë ndikuar që këtë vit performanca MTV VMA 2020 të ketë qasjen vetëdijësuese, serioze që kishte këtë vit./Insajderi.com