“Të gjithë nënat jemi heroina”

“Të gjithë nënat jemi heroina”

Modelja e famshme, Ashley Graham foli hapur për mënyrën sesi lindja e fëmijës dhe shtatzënia ndryshuan marrëdhënien e  me trupin e saj, duke folur me Kristen Bell për numrin e fundit të Elle. Graham lindi Isaac, fëmijën e saj të parë me burrin Justin Ervin, në janar të këtij viti, njofton Insajderi.

“Kur mbeta shtatzënë, më duhej të ri-mendoja lidhjen time me trupin tim me këtë krijesë brenda meje që po rritej. Unë po fitoja peshë kaq shpejt. Pastaj, u shfaqen strija në stomakun tim, që për mua ishte si, “Oh Zoti im, nuk po besoj që kjo po ndodhë,” tha Graham. “Në fillim ndjehesha keq, dhe pastaj kur takova Isaac, thashë: “Jo, kjo është saktësisht ajo që çdo grua ka përballuar për shekuj. Kjo nuk është vetëm një plagë beteje. Kjo është diçka që ka ndryshuar jetën time përgjithmonë, dhe unë do ta dua trupin tim të ri”.

Më pas gjatë intervistës, ajo quan cdo grua që ka kryer lindjen një heroinë të vërtetë. /Insajderi.com