‘Të lindur për njëri-tjetrin’, Xhensila Myrtezaj nis sfidën e re në Instagram

‘Të lindur për njëri-tjetrin’, Xhensila Myrtezaj nis sfidën e re në Instagram

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë padyshim një ndër çiftet më të njohura e të komentuara të showbizit shqiptar, të cilët prej korrikut të vitit të kaluar u bënë prindër te vogëlushes Ajka.

Pak me parë, Besi ka ndarë në profilin e tij në Instagram dy foto të vjetra të çiftit, të cilët shfaqen në moshë fare të vogël.

“Pak para se të njiheshim me njëri-tjetrin”, shkruan Besi me humor krahas postimit.

Të njëjtën foto e ka publikuar edhe Xhensila, duke hapur sfidën më të re në Instagram.

“Të lindur për njëri-tjetrin. Sfida e re”, shkruan këngëtarja krahas postimit ku etiketon bashkëshortin.