Të martuar prej 8 vitesh, çifti i showbizz-it i jep fund gjithçkaje

Të martuar prej 8 vitesh, çifti i showbizz-it i jep fund gjithçkaje

Prej gati një viti dyshja e njohur Jenna Dewan dhe Channing Tatum, jetojnë të ndarë, megjithatë ende nuk kishin përfunduar procedurat e divorcit.

Por tani çdo gjë ka marrë fund dhe martesa e tyre ka përfunduar pas më shumë se 8 vitesh.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se procesi i divorcit ka qenë i qetë dhe çdo gjë është ndarë me marrëveshje.

Përsa i përket kujdestarisë së vajzës, thuhet se të dy kanë të drejtë juridike dhe fizike për të qëndruar me vajzën.

Divorci vjen pak javë pasi Dewan dhe i dashuri i saj i ri, ylli i Broadway, Steve Kazee, 43 vjeç, treguan se janë në pritje të fëmijës së parë.