Meqenëse është njëra prej modeleve më atraktive në trojet shqiptare, Aurela Hoxha, nuk ka dyshim se rrëmben vëmendje sa herë që sjellë postime të reja në rrjetet sociale.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, gjersa ka vënë në pah figurën trupore në një kostum larjeje të gjelbër.
Modelja nga Shqipëria ka publikuar një tjetër video duke vallëzuar, e cila zbulon se po shijon pushimet në Bali të Indonezisë.
Videoja në fjalë mori mijëra pëlqime e qindra komente, duke u komplimentuar për linjat dhe fizikun e tonifikuar.
Kjo nuk është hera e parë kur Hoxha vjen e tillë, pasi thuajse në çdo pozë vë në plan të parë hiret e saj trupore.
Ndonëse nuk ka dhënë më shumë detaje se me kë po kalon pushimet luksoze, Hoxha po e shijon lidhjen e re dhe kjo gjë e mban më larg trojeve shqiptare, pasi i dashuri i saj është i huaj.
Sido që të jetë, modelja në fjalë po korr suksese të mëdha në karrierë posaçërisht me linjën e saj të të brendshmeve “Aurela Hoxha Swim”.
Detaje të reja për rastin e “tentim-dhunimit” të Butrint Imerit, flasin protagonistët dhe psikologu