Gjatë ditës, me anë të disa postimeve në Instagram, Tea Trifoni zbuloi për të gjithë ndjekësit se Bearti ka takuar gjyshin e saj, dhe ky i fundit e kishte pëlqyer të dashurin e saj, njofton Insajderi.
Gjithashtu, ajo pohoi se në një farë mënyre, ata dy po bashkëjetojnë nisur nga e gjithë koha që po kalojnë së bashku.
Ndërkohë, në orët e hershme të ditës së sotme ajo po qëndronte në Tiranë, dhe se festën e të dashuruarve do ta kalonin në Vlorë.
Bearti në anën tjetër, po orkestronte një befasi të mrekullueshme për të dashurën e tij, në një nga resortet më luksoze të Vlorës. Ishte ai që ndau një video duke i prezantuar ndjekësve se cfarë përgatiti për Tean.
Dhoma e tyre e hotelit ishte arreduar me detaje të këndshme; shumë petale trëndafilash në tokë, tullumbace me helium dhe pjata me ushqim.
Bearti kësaj here tejkaloi vetveten dhe Tea është një vajzë më fat! /Insajderi.com