Çifti, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi janë dyshja më e përfolur e momentit, dhe jo pa shkas. Javë më parë, në mënyrë të papritur ata konfirmuan se janë në lidhje, kur një publik i tërë pandehnin se Tea ishte në lidhje me Andi Shehun pas daljes së tyre nga formati “Për’puthen”, njofton Insajderi.
Së fundmi, edhe pse në temperatura të ulëta ata udhëtuan drejt Durrësit për të shijuar pak kohë së bashku në bukuritë e detit Adriatik.
Ishte Bearti ai që njoftoi për udhëtimin e tyre me anë të disa postimeve në Instagram. Pasi dyshja shijuan një mëngjes të bollshëm së bashku, ata publikuan edhe disa fotografi intime të shkrepura në pasqyrën e dhomës së hotelit.
Në anën tjetër, u krijua një zhurmë e madhe sa i përket shkeljes së kontratave nga ana e të dyve. Ndonësed Bearti kishte njoftuar se ka nisur një proces gjyqësor mes tij dhe produksionit, për Tea akoma nuk është bërë e ditur ndonjë gjë. /Insajderi.com