Tea dhe Bearti: U nisën për Stamboll për të festuar ditëlindjen dhe u kthyen të ndarë

Tea dhe Bearti: U nisën për Stamboll për të festuar ditëlindjen dhe u kthyen të ndarë

Nga emisioni i “Për’puthen”, Tea Trifoni doli në krah të Andi Shehut, por nuk deshi shumë kohë që i gjithë publiku të kuptonte se ajo ishte në lidhje me një tjetër ish-konkurrent, Beart Rexhepin.

Lidhjen e tyre, ishin çiftin që e konfirmuan me anë të disa fotografive në Instagram. Që atëherë, çifti kanë jetuar ditët më të bukura të dashurisë, madje Tea Trifoni në një intervistë për Olsi Bylykun tha se ata jetonin praktikisht bashkë mes Tiranës dhe Prishtinës.

Së fundmi, çifti udhëtuan drejt Turqisë për pak ditë pushime, dhe me ta bashkë ishte mamaja dhe motra e Beartit, si dhe motra dhe miku i ngushtë i Teas.

Udhëtimi mund të jetë organizuar për të festuar ditëlindjen e Teas atje, mirëpo asnjë pamje nga festa nuk u publikua duke lënë të kuptohet se ndoshta një e tillë nuk ndodhi fare, duke u nisur nga fakti që ata të dy janë shumë publik në rrjete sociale.

Burime për “Prive”, që ishin prezent në udhëtimin me aeroplan, kanë konfirmuar se situata mes dyshes ishte shumë e tensionuar në rrugën e kthimit për Kosovë.

“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdorë me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij”, thotë burimi.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ditën e djeshme pas kthimit në Kosovë, Tea qëndroi në një hotel dhe jo në shtëpinë e Beartit. Gjithashtu “Prive” ka konfirmua se Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, para se ajo të nisej sot me një makinë private për në Tiranë.

Gjithashtu, lajmin për ndarje e ka konfirmuar edhe Bearti me një përgjigje të shkurtër për “Express Rozë”.

“Po, është e vërtetë”, ka thënë ai pa ndarë asnjë detaj më tepër. /Insajderi.com