Tea rregullon raportet me Olsa Muhametin dhe rikthehet në “Për’puthen”

Tea rregullon raportet me Olsa Muhametin dhe rikthehet në “Për’puthen”

Tea Trifoni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, e tani së fundmi shkak u bë ndarja nga ish-konkurrenti, Beart Rexhepi, njofton Insajderi.

Por ka zhvillime të reja! Me një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo ngacmoi të gjithë ndjekësit për rikthimin e saj në emisionin e dashurisë.

Në fotografinë e ndarë në Instagram, ajo shihet duke pirë kafe me autoren e emisionit, Olsa Muhametin.

“Kafe njerëzore pas tre muajsh”, e përshkruan ajo foton duke lënë të kuptohet se zënkat dhe përplasjet tani i përkasin të shkuarës.

Përvec kësaj, ajo la të kuptohet se në një formë ose tjetrën, Tean do ta kemi në “Për’puthen”. /Insajderi.com