Pak muaj pas ndarjes me Beartin, ajo po shijon një romancë të re dashurie më një person të panjohur për publikun, shkruan Insajderi.
Ashtu siç edhe ‘dyshonte’ Arjan Konomi pak ditë më parë duke parë nurin e bukuroshes ajo tashmë nuk është single.
Lajmin e ka konfirmuar si e ftuar në rubrikën “N’fermë” të konceptuar e drejtuar nga Ervin Kurti.
Teksa u gjend mes një ngacmimi për jetën e saj private, një nga ish-protagonistet më të përfolura të programit “Përputhen” është shprehur së ata janë në njohje tashmë.
“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky. Ishte shumë i ëmbël”, ka deklaruar Tea.
Ajo më tej , tregoi se ati i kishte bërë përshtypje inteligjenca e saj dhe jo sytë.
Kujtojmë që Tea ka qenë në lidhje më Beart Rexhepin pas daljes nga emisioni./Insajderi.com