Tea Trifoni sqaron videon që u bë virale ku shkëmben puthje me një djalë

Tea Trifoni sqaron videon që u bë virale ku shkëmben puthje me një djalë

Pas ndarjes së bujshme nga Beart Rexhepi, Tea Trifoni ka qenë në fokus të ndjekësve të saj.

Së fundmi një video që ajo shpejt e fshiu nga llogaria e saj në Instagram, shfaqet duke shkëmbyer puthje me një djalë të panjohur për publikun, njofton Insajderi.

Videoja bëri xhiron e rrjetit me shumë që spekulonin se ajo ka nisur një lidhje të re.

Mirëpo Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë.

Gjithashtu shtoi se edhe po të niste në lidhje të re, nuk do të bënte publike asnjë detaj. “Atë që ke bërë video aman ça e ke burrë?”, e ka pyetur një ndjekës Tean.

“Sigurisht që jo, Geri është një miku im i vjetër. Kur vjen puna tek lidhjet e mia romantike, shanset janë që kurrë nuk do lejoj askënd të dijë asgjë”, është përgjigjur ajo. /Insajderi.com