Tendenca që ishin shumë të popullarizuara në vitet 2000 por sot duken thjesht qesharake

Tendenca që ishin shumë të popullarizuara në vitet 2000 por sot duken thjesht qesharake

Vitet 2000 Ishte koha e ngjyrës rozë dhe telefonave me kapak, modeleve të guximshme dhe minifundeve jashtëzakonisht të shkurtra.

Kur shikojmë stilet e atyre viteve, ne ose duam të qeshim ose të qajmë. Sidoqoftë, ato tendenca janë mjaft nostalgjike dhe është e këndshme t’i mbash mend ato.

Bright Side ka bërë një listë me tendencat më të popullarizuara të asaj dekade, transmeton Insajderi.

Diademat

Në vitet 2000, çdo vajzë mund të bëhej lehtësisht princeshë. Ajo thjesht duhej të hynte në një dyqan dhe të blinte një diademë të zbukuruar me kristale. Ky aksesor e ndihmoi atë të pushtonte çdo pistë vallëzimi dhe zemrën e çdo djali.

Hija e syve punk-rock

Në atë kohë lapsi i zi në sy ishte më të vërtetë i guximshëm, duke krijuar një imazh rebel. Në ditët e sotme, vajzat anojnë më shumë nga tone më të buta për grimin e tyre.

Bizhuteri plastike.

Në fillim të këtij mijëvjeçari, gratë mbanin vathë të mëdhenj shumëngjyrësh në formën e unazave, zemrave dhe formave të tjera të thjeshta. Bizhuteritë plastike ishte veçanërisht e popullarizuar, si dhe bizhuteri me shkëlqim që imitonin diamante.

Streçe të kombinuara me minifund.

Vajzave u pëlqente të vishnin minifunde dhe tunika duke i kombinuar me strece. Ky kombinim u pëlqye nga të gjithë – nga të famshëm te vajzat. Ato janë ende pjesë e veshjet tona të përditshme. Sidoqoftë, në ditët e sotme vajzat preferojnë streçe të gjata dhe nuk vendosin një fund mbi to.

Telefonat e zbukuruar me varëse dhe kristale.

Në ditët e sotme, një smartphone nuk ka nevojë për asgjë tjetër përveç filmit mbrojtës dhe një koveri. Por gjithçka ishte ndryshe 15 vjet më parë. Një nga tendencat kryesore të viteve 2000 ishin telefonat me kapak dhe ata që rrëshqisnin të zbukuruar me varëse, ngjitëse dhe kristale të ndryshme. /Insajderi.com