Tendencën e prindërve në Instagram e vazhdojnë edhe Elita Rudi me Gjikon

Tendencën e prindërve në Instagram e vazhdojnë edhe Elita Rudi me Gjikon

Nuk je bebe e prindërve të famshëm nëse nuk ke një llogari personale në Instagram – natyrisht, një gjë menaxhohet nga prindërit.

Së fundmi edhe vogëlushi i reperit Gjiko me moderatoren Elita Rudi është pajisur me një llogari në këtë rrjet social, ku do të postohet të gjitha fotografitë e videot e këndshme të dy-vjeçarit të ëmbël.

Llogaria është hapur sot dhe në minutat e para të aktivizimit, Zëri ka mbledhur disa qindra ndjekës, teksa llogarinë e tij ndjek vetëm prindërit, njofton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zeri Gjikolli (@zerigjikolli)

Në ndërkohë, çifti shumë i dashur për publikun është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë. Në jetë do të vijë një vajzë.

I fundit nga të famshmit që hapi llogari ne emër të fëmijës është edhe Gold AG, Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, foshnja e tij Gueril, akoma pa mbushur një javë u bë me Instagram. /Insajderi.com