"Kthehu rini"

Tenori Ramë Lahaj ripërpunon këngën e Naim Krasniqit

Tenori Ramë Lahaj ripërpunon këngën e Naim Krasniqit

Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj i është përgjigjur kërkesës së fansave të tij.

Që disa kohë, ata kërkonin që tenori të këndonte një këngë në gjuhën shqipe. Dhe ai këtë bëri duke zgjedhur këngën e Naim Krasniqit “Kthehu Rini” me tekst të Hivzi Krasniqit.

“Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t’u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë”, shkruan Lahaj teksa ndan lajmin për këngën e re me ndjekësit në Instagram.

Kënga u ri-orkestrua nga Florent Boshnjaku dhe kënga e publikuar u shoqërua me videoklip që u punua nga Artan Korenica.

Në fund të shkrimit të tij në Instagram, Lahaj jep një këshillë për rininë shqiptare, “E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik!”.

Më poshtë postimi i plotë i tenorit në llogarinë e tij në Instagram. /Insajderi.com

View this post on Instagram

Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t'u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë. Një herë, na vrau regjimi, pastaj mërgimi, e sot po na mbytë politika e keqe për të cilën jemi vet fajtorë për përzgjedhjet që bëjmë. Politikën e keqe nuk duhet kurrë ta marrim si pretekst për të imigruar. Nuk mund të ikim gjithmonë! E kemi për detyrë të qëndrojmë këtu për shumë arsyeje. Për gjakun e dëshmorëve, për rrenën që na e bëjnë sot, duke na thënë: ‘BAC U KRY!’. Jo! S’është kry BAC! Po t’rrejnë ty e neve. E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik! Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak. Boll ma me politikanë që bëjnë jetë milionerësh, e pas lanë një popull në skamje. Të duam Kosovë, të duam mërgatë! Ti je zemra e madhe e Kosovës tonë të vogël! Faleminderit Naim Krasniqit për këtë super-këngë! Florent Boshnjakut për ri-orkestrim dhe mikut tim Artan Korenica për videon. I juaji përgjithmonë Rame S. Lahaj Versionin e plote mund ta gjeni ne YouTube ose ne linkun lart ne Bio.

A post shared by 𝐑𝐚𝐦𝐞 (@ramelahaj) on