Teuta krenare me vajzën e saj Tarën

Teuta krenare me vajzën e saj Tarën

Në kohë të karantinës, janë pak gjëra që mund të bëjmë por kjo nuk vlen për Tarën.

Vajza e aktores Teuta Krasniqi dhe këngëtarit Blero Muharremi pikërisht sot ka nisur aventurën e saj të re – atë në prezantim.

Tara është imazhi i një emisioni për fëmijë nga Gjirafa të cilin për herë të parë e ka moderuar sot në mënyrë të shkëlqyeshme nga shtëpia.

Ka qenë Teuta ajo që ka ndarë momentin me ndjekësit në rrjete sociale si një nënë pa dyshim tejet krenare për trajketoren e së bijës që përkundër moshës numëron disa eksperienca pune, nga aktrimi tek prezantimi.

‘Zemra mal’ – shprehet mes tjerash Teuta në postimin e bërë.

View this post on Instagram

Karrieren time televizive e kam filluar pak dite para se ti mbush 18 vjet, ne Korrik te vitit 2000. Sot, Tara ime, dy dite para se ti mbush 10 vjet e filloj kete rrugetim televiziv te bukur, duke ju falenderuar per ftesen dhe besimin, GjirafaVideo dhe Gjirafa KIDS. Si sot i mbaj mend emocionet e mia ne emisionin e pare per mua, te drejtperdrejt, madje ka qene te shtunen edhe ai emision. Sot Tara ka pasur emocionet me te bukura qe i kam perjetu edhe vet. Tara sot ma ka rrite zemren duke reflektuar, besim, vullnet, perkushtim dhe shume gjindshmeri. Bebushi jem, faleminderit qe po vazhdon te me besh nenen me krenare ne bote. Sinqerisht, sot kemi perjetu bashke shume emocione te bukura te cilat jam e sigurt qe Tara do ti mbaj ne mend pergjithmone, sikurse une qe i mbaj ende te fresketa emocionet e mia ne paraqitjen e pare televizive. Juve miq, qe me keni shkruar me dhjetera mesazhe urimi per Taren, ju falenderoj nga zemra. Ju duam, Tara dhe une ❤️❤️❤️

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on

Review sjell fansin e flakt të Albin Kurtit