Dj i famshëm i “ThreeDoots”, Vicky Kraja, është një ndër emrat më të pëlqyer dhe më të ndjekur në rrjete sociale jo vetëm për profesionin e tij si Dj por dhe si një personazh mjaft simpatik.
Teksa së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ka folur jo vetëm për jetën private por edhe për profesionin e tij.
Gjatë intervistës moderatorja Ester Bylyku e ka pyetur se është dëgjuar lartë e poshtë se entuziazmin në punë, pranë në klubet e natës e nxjerr me banalitet, sa e vërtet është kjo?
Kësaj pyetje Dj Viki i është përgjigjur: Po është e vërtetë është kjo gjë, e kam bërë dy-tre herë, por veç kur më erdhi një kanaçe në mes të ballit, dhe thashVicky kjo është një shenjë e mirë që s’duhet ta bësh më. Zura mënd.
Kjo është një situatë teje e sikletshme që Vicky mesa duket paska hequr dorë nga fjalët banale në punën e tij.