Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, të cilës i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova në vitet e shkuara ka bërë përparime të prekshme në jetësimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “
“Me mbështetjen tuaj do t’i tejkalojmë edhe sfidat e mbetura”, ka shtuar Thaçi, njofton Presidenca.
Nga ana tjetër, shefja e re e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës.
“Pres me padurim të punojë me juve në avansimin e agjendës së BE-së për Kosovën, në çështjet si zbatimi i MSA-së, viza liberalizimi, të drejtat e njeriut dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, ku BE-ja është e angazhuar në mënyrë të barabartë me të dyja palët. Jam në mënyrë të veçantë e inkurajuar me dakordimin që të kemi takime të rregullta për të kumtuar se çfarë nënkupton BE-ja për qytetarët e Kosovës.””, u shpreh Apostolova.
Në këtë takim, presidenti Thaçi ka theksuar se sa më parë duhet të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë edhe që ata të bëhet pjesë e lëvizjes së lirë në Evropë.