Thanë se u nda nga burri – Flet Inva Mula

Thanë se u nda nga burri – Flet Inva Mula

Gjatë javës së kaluar është përfolur në media për një ndarje të mundshme mes artistes Inva Mula me bashkëshortin e saj, mjekun popullor, hetem Ramdanin.

Mirëpo ky lajm doli të jetë krejtësisht i pavërtetë, dhe këtë e mohoi vet Inva përmes një prononcimi në emisionin “I ftuari”.

E për ta bërë më të qartë se vazhdon të jetë e lumtur në krahët e burrit të saj, Inva së fudmi publikoi një fotografi të realizuar pas përfundimit të koncertit për Fondacionin “Gjelosh Gjokaj”.

Me një tufë lule në dorë dhe buzëqeshje në fytyrë, sopranoja vërtetoi edhe njëherë se vazhdon të jetë e lumtur në krahët e bashkëshortit, Hetem Ramadani.

Çifti përndryshe kanë 11 vite të martuar dhe së bashku kanë një vajzë, të pagëzuar me emrin Nina.

Inva ka edhe një djalë, Anthonyn, nga martesa e saj e parë me kantautorin e njohur, Pirro Çako.