“The Ellen DeGeneres Show” nën hetime me dyshime për keqtrajtim të stafit

“The Ellen DeGeneres Show” nën hetime me dyshime për keqtrajtim të stafit

“Ellen DeGeneres Show” është bërë objekt i një hetimi të brendshëm nga WarnerMedia pas raportimeve të shumta të problemeve në vendin e punës, shkruan ekskluzivisht Variety, transmeton Insajderi.

Ekzekutivët nga prodhuesi i shfaqjeve Telepictures dhe distributori Warner Bros u dërguan një memorandum punonjësve javën e kaluar duke thënë se ata kanë angazhuar një grup të punonjësve WarnerMedia-pronar të WBTV dhe një firmë të palës së tretë, të cilët do të intervistojnë stafin aktual ish punëtorët për eksperiencën e tyre në punë.

Memorandumi vjen si rrjedhojë e raporteve për kushtet e punës në shfaqje. Në prill, Variety raportoi për trajtimin e anëtarëve të ekipit gjatë mbylljes si pasojë e coronavirus-it; kjo sepse punëtorët nuk kishin marrë pagë. Në mes të korrikut, BuzzFeed publikoi një raport që pretendonte se kishte racizëm, frikë dhe keqtrajtim në vendin e punës. /Insajderi.com