‘Tail Light’ mban titullin kënga më e re e publikuar nga grupi vendor SYTË, kënga është shoqëruar me një video të animuar.
Kënga po pritet mjaft mirë nga dëgjuesit e këtij grupi, ashtu siç u pëlqye edhe kënga ‘Feel It All’.
‘Feel It All’ dhe ‘Tail Light’ janë këngë që i paraprijnë albumit të dytë të SYTË që do të publikohet me 20 mars dhe do të titullohet ‘Divine Computer’.
Albumi i dytë do të titullohet ‘Divine Computer’ dhe do të përmbajë gjithsej 10 këngë, përfshirë edhe dy këngët e publikuara tashmë.
Albumi i përket zhanreve të ndryshme si Pop Alternativ me elemente të funk, R&B, trip hop dhe synth pop.
Tematika ‘Divine Computer’ është një përjetim ciklik që e përcjell lindjen, ekzistencën, hapjen e vetëdijes dhe zgjimin përfundimtar të një karakterit anonim në një “simulim”, duke çuar në një ndërgjegjësim, arratisje dhe kërkim të gjithçkaje që është përtej.
Për Insajderin, SYTË tha që grupi nuk ka ndonjë target të caktuar se kujt i ofronë muzikë, duke thënë se muzika është universale.
Pas albumit SYTË do të ketë koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit, duke filluar në Prishtinë në Kino Armatë me datën 10 prill, për të vazhduar më pas jashtë vendit në qytetet si Pragë, Vjene, Munih, Zadar, Zagreb, Salzburg nga datat 28 deri 10 maj.
Më pas do të kthehen në disa festivale vendore dhe ndërkombëtarë gjatë verës.