The Painted Bird: Filmi për dhunën brutale që shkaktoi neverinë e shikuesve por u vlerësua me më së shumti pikë nga kritikët

The Painted Bird: Filmi për dhunën brutale që shkaktoi neverinë e shikuesve por u vlerësua me më së shumti pikë nga kritikët

Kur filmi Painted Bird u shfaq në Festivalin e Filmit të Venice vitin e kaluar, mori vëmendjen e ballinave, por jo për arsyet e duhura.

Audienca filloi të shtyhej se kush do të dalë i pari nga filmi nga salla ku po jepej filmi, pasi në përfshiheshin skena brutale të incestit, bestialitisë, dhunimit, gjymtimit dhe vrasjes, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Mirëpo në anën tjetër filmi mori kritikat më të mira, ku shumica e kritikëve të filmit e lavdëruan si një kryevepër dhe i dhanë pesë yje.

Ky film është bazuar në novelën me të njejtin emër nga Jerzy Kosinski e vitit 1965, që ndjek një djalë të vogël hebrej i cili rritet në Evropën Lindore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Djali të cilin e luan Petr Kotlar, përjeton dhe dëshmon dhunë aq brutale sa do të traumatizonte secilin fëmijë apo edhe të rritur.

“Në shfaqjen e parë në Venice, kishte 1.500 njerëz dhe të paktën 70 dolën jashtë,” thotë regjisori Vaclav Marhoul.

Edhe një prej aktorëve të filmit, Stellan Skarsgard, thotë se filmi nuk është i përshtatshëm për të gjithë,

“Jam i sigurtë që për shumë njerëz e tepronte, sepse mënyra se si është paraqitur dhuna është irrituese dhe disa njerëz janë më sensitive ndaj kësaj”, ka thënë aktori për BBC.

Skargard shton se “në këtë film ka shumë më pak dhunë se sa në cilindo film të Marvel, mirëpo ndryshimi është që aty ka dhunë  që merret seriozisht”, thotë Stellan i cili edhe vet ka luajtur në disa filma të Marvel.

“Dhuna nuk është e kënaqshme për t’u parë dhe nuk duhet të jetë. Kështu që nëse e kritikoni filmin që nuk tregon dhunën në mënyrë të kënaqshme, ose seksi ose të ëmbël, kjo nuk është mënyra e duhur. Nuk dua që fëmijët të rriten duke menduar që dhuna është sikur në filmat e Star Wars ku vdesin 150 luftëtarë, mirëpo ti nuk mendon asnjë sekond për gratë dhe fëmijët e tyre. Dhuna ka konsekuenca dhe është mirë të kemi filma që e tregojnë këtë”

Përndryshe skena e parë e këtij filmi tregon djalin e vogël të cilit ia marrin kafshën të cilin e ka mbajtur për vite dhe ia djegin të gjallë para syve. Më vonë atë e shtyjnë të pijë alkool dhe pastaj e vorrosin nën dhe duke i lënë vetëm kokën dhe korbat fillojnë ta hanë të gjallë.

Ajo që vlen të përmendet që aktori kryesor që tashmë ka 13 vjet, nuk është ekspozuar asnjëherë para imazheve të tmerrshme sepse ngjarja është bërë sipas këndveshtrimit të tij,  duke mundësuar kështu që ai të mos jetë i pranishëm në set gjatë xhirimit të skenave të dhunshme./Insajderi.com