Këngëtaret e famshme shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë në edicionin e ardhshëm të spektakli të madh të talenteve “The Voice” në Amerikë .
Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë ndihmës-trajnere në një nga skuadrat e “The Voice” në Amerikë.
Përkatësisht ato do të jenë pjesë e skuadrës së ashtuquajtur “Blake” në edicionin e “The Voice”.
Pjesë e kësaj skuadre do të jenë edhe këngëtarja tjetër e famshme, Ella Mai, dhe grupi i njohu i vëllezërve, Jonas Brothers.
Ka qenë Bebe Rexha, ajo e cila ndau me fansat e saj në Facebook disa fotografi të kolegëve të saj, me të cilët do të bëjë rrugëtimin e saj në “The Voice”.
“Skuadra Blake, përpara!”, shkroi Rexha në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Mesa duket kjo eksperiencë do t’i afrojë edhe më tepër mes vete dy artistet që kanë origjinë shqiptare, dhe që janë mike të mira me njëra-tjetrën e kanë krenuar shqiptarët anë e mbanë globit me sukseset e tyre të shumta. /KultPlus.com