The Weeknd solidarizohet me tragjedinë në Bejrut duke dhuruar 300 mijë dollarë

The Weeknd solidarizohet me tragjedinë në Bejrut duke dhuruar 300 mijë dollarë

Javën e kaluar në Bejrut, një shpërthim i papritur u kthye në tragjedi duke marrë jetën e qindra njerëzve dhe duke lënë mijëra të tjerë të lënduar.

Menagjeri i këngëtarit që njihet si The Weeknd, Wassim Slaiby, tregoi për bujarinë e tij në një postim në Instagram.

“Jam i nderuar që punoj me artistë që brengosen për botën dhe kujdesen për vëllezërit dhe motrat në Lebanon, që janë duke përjetuar dhimbje dhe kanë nevojë për ndihmë kolektive. Dëshiroj të falenderoj vëllaun tim The Weeknd, për aktin e tij bujar të dhurimit të 300.000 dollarëve për kampanjën e Lebanon Global Aid.”

View this post on Instagram

GLOBAL AID FOR LEBANON: Today my wife Rima Fakih and I are committing $250,000 to launch a global campaign with GLOBAL CITIZEN to aid the victims of the tragedy that took place in our home country of Lebanon. This fund we are announcing supports the RED CROSS LEBANON + UNITED NATIONS WORLD FOOD PROGRAMME + CHILDREN’S CANCER CENTER OF LEBANON that was destroyed in the explosion. (Link in my bio) The people of Lebanon are strong, but they need our help. I am asking you to join us in making a donation to provide vital aid to Beirut. PLEASE repost to spread awareness and shed light on this horrific tragedy that took and injured so many innocent lives 🙏🏼 🇱🇧🇱🇧 💔 @glblctzn @lebaneseredcross @wfp_mena @wfpusa @ccclebanon @rimafakih @massari ‏الله يحفظ لبنان وشعب لبنان #GLOBALAIDFORLEBANON

A post shared by Wassim Slaiby – CEO SAL (@salxo) on

Slaiby edhe vetë është me origjinë nga Libani, poashtu falenderoi edhe Michael Rapinon për donacionin prej 550.000 dollarëve dhe bëri thirrje “që të jepni aq sa mundeni dhe të ripostojmë në mënyrë që bota të bëhet bashkë dhe të ndihmojë Lebanonin në këtë tragjedi pikëlluese.”/Insajderi.com