Ronald Bell, themeluesi i grupit të famshëm Kool & The Gang, në të cilin performoi bashkë me vëllaun e tij, ka vdekur në moshën 68 vjeç.
Ata u bënë një prej grupeve më me influencë të viteve 70’ dhe 80’ me hite si Celebration, Ladies’ Night dhe Get Down On It.
Muzika e tyre është përfshirë në kult filma si “Saturday Night Fever”, për të cilën morën një Grammy Award dhe në Pulp Fiction.
Bell vdiq në shtëpinë e tij në Virgin Islands me gruan e tij afër vetes, tha publicisti i tij. Shkaku i vdekjes nuk u tregua.
Grupi Kool & The Gang përpos Bell, përbëhej nga vëllau i tij dhe 5 miq nga shkolla – Dennis Thomas, Robert Mickens, Charles Smith dhe Ricky West./Insajderi.com