Themeluesi i markës luksoze “Kenzo” humb jetën nga Covid-19

Themeluesi i markës luksoze “Kenzo” humb jetën nga Covid-19

Themeluesi japonez i markës së modës, Kenzo, ka humbur jetën nga Coronavirusi, sipas një zëdhënësi të firmës, të cituar nga media franceze, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Kenzo Takada vdiq në Spitalin Amerikan në Paris në moshën 81 vjeçare, thuhet në deklaratën e tij.

I njohur për printimet e tij shumëngjyrëshe grafike dhe me lule, ai ishte projektuesi i parë japonez që mori famë në skenën e modës në Paris.

Takada u shpërngul në Francë në vitet 1960 dhe pjesën tjetër të karrierës së tij e kaloi atje.

Me “gati 8,000 modele” të tij, projektuesi japonez “nuk ndaloi së festuari modën dhe artin e të jetuarit”, tha zëdhënësi i tij.

Lindur në vitin 1939 afër Osakës, Kenzo Takada mbërriti në Francë në vitin 1965 me anije dhe u vendos në Paris.

Ai themeloi markën e njohur ndërkombëtarisht me emrin e tij të parë në vitet 1970.

Takada, i shiti markën e tij të veshjeve konglomeratit luksoz LVMH, në vitin 1993 dhe u tërhoq nga moda gjashtë vjet më vonë. /Insajderi.com