Thënie nga Albert Kamy

Thënie nga Albert Kamy

Albert Kamy (7 nëntor 1913 – Villeblevin, 4 janar 1960), shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të ekzistencës së njeriut.

Albert Kamy është shkrimtar francez nga Algjeria. Babai i tij ishte vrarë në luftën e parë botërore kur ky ishte veç një fëmijë. Nëna e tij, një grua me origjinë spanjolle, mezi arrinte të fitonte për familjen duke bërë punë pa kualifikime të duhura. Me pak fjalë fëmijërinë e kaloi në varfëri.

Jeta në Algjer e bëri Kamynë më të ndjeshëm dhe kureshtar. Kamy filloi të shkruante që në moshë te re. Ai arriti t’i mbaronte studimet veç me ndihmën e bursave. Në Universitetin e Algjerit ai ishte një nga studentët më të mirë të filozofisë. Gjithmonë kishte qenë i interesuar  mbi kuptimin dhe vlerën e jetës dhe krahasimin e tyre me Helenizmin antik grek dhe besimin e krishterë.

Për Kamynë thuhet që ka qenë edhe atlet. Një herë ishte pyetur nga një mik i tij Sartri, nëse preferonte futbollin apo teatrin dhe ai ishte përgjigjur “Futbollin, pa hezitim”. Kur ishte pyetur nga gazetarët e sportit për kohën kur mbronte portën e skuadrës algjeriane, ai kishte thënë: “Pas shumë vitesh, dhe shumë gjërash që kam parë, çka di me shumë siguri mbi moralitetin dhe detyrat e njerëzve, të gjitha ia kam borxh sportit, i kam mësuar në RUA”.Gjatë studimeve, Kamy u mor edhe me teatër. Ishte në rolin e regjisorit dhe të aktorit. Dramat e tij më të famshme janë “Caligila”, “Le Malentendu”, “The Just Assassins”, “L’ état de siège” e të tjera.

Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.

 

Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.

 

Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.

 

Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme.

 

Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij.

 

Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.

 

Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit.

 

Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.

 

Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllambë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra.

 

Në çdo hap të rrugës ndjenja e absurditet mund ta godasë çdo njeri në fytyrë.

 

Vjeshta është një pranverë e dytë ku çdo gjeth është një lule.

 

Bukuria është e padurueshme, na çon në dëshpërim, duke na sjellë ne për një minutë shkëlqimin e një përjetësie të cilën ne do të donim ta ksihim gjithë kohën.

 

Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë.

 

E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën?

 

Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë.

 

Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.

 

Kultura: qarja e njerëzve në fytyrën e fatit të tyre.

 

Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata.  E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.

 

Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë.

 

Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im./Insajderi.com