“Thievery Corporation” do të mbajnë koncert në Shkup

“Thievery Corporation” do të mbajnë koncert në Shkup

Thievery Corporation, njëri nga grupet më emocionuese në industrinë e muzikës, vjen në Shkup për të hapur festivalin veror të muzikës “Skopje Calling 2017”.

Koncerti do të mbahet me datën 20 Qershor, prej orës 21:00, shkruan Go Skopje.

Rob Garza dhe Eric Hilton apo ndryshe emri i tyre i skenës “Thievery Corporation”, kanë mbajtur të gjallë ritmin e zhanrit trip-hop, që nga fundi i viteve 1990.

Stili i tyre muzikor është laramani e elementeve dub, jazz acid, indiano-klasike dhe braziliane (të tilla si bossa nova).

Në këtë turne të koncerteve, grupi është duke promovuar albumin e tyre më të ri – “The Temple of I & I”. i incizuar në Xhamajka, albumi ka tinguj modernë reggae, më një përzierje të instrumenteve të ndryshme dhe bashkëpunim me këngëtarët lokalë.