“Thuglife Papuqe” – reperat kosovarë fillojnë një sherr të madh në Instagram [VIDEO]

“Thuglife Papuqe” – reperat kosovarë fillojnë një sherr të madh në Instagram [VIDEO]

Reperi kosovarë, Edon Dedi i njohur nga të gjithë si “DJ Blunt”, ka filluar një sherr me reperin tjetër kosovar, Ledi Vulën.

Përmes disa video story në rrjetin social, “Instagram”, DJ Blunt, ka publikuar disa video duke e ofenduar dhe sharë Ledi Vulën.

Besohet se sherri në mes dy reperëve ka ardh pas këngës të cilën e ka publikuar së fundi, DJ Blunt dhe bashkëpunëtori i tij Real me titullin “Qika jeme”, raporton Insajderi.

Në këto video DJ Blunt thotë se është nga më meritorët që Ledri sot është në maje të estradës.

“Ai ka ardh tek ne dhe ka kërku prej meje e Real 1, me e bo një remix të këngës  (Nëse m’don ti), për respektin që na  e kem pas për atë, kemi vendos me i ndihmu që me u kthy përsëri në estradë, tu e ditë që është kënga e tij e dytë pas pauzës disa vjeçare. I kemi anulu krejt xhirimet e mëhershme  dhe kem filluar me xhirime të reja, vetëm  me ja ndihmu, por ai na ka kthye me diss-respekt”, thotë Blunt.

Mirëpo DJ Blunt nuk ka probleme vetëm me Ledri Vulën, ai ka ofenduar edhe reperin nga Peja, Asdren Gjikolli, i njohur si “Gjiko”.

“Ti para se me ardhë në Prishtinë ke punu si kamarier në Tetovë, kur u bone ti me na kallxu ne se çka është muzika, kur na jem në industri prej 1998”, thotë Blunt për Gjikon. /Insajderi.com