Thyhet sërish rekordi në Instagram – kësaj here nga aktori i famshëm

Thyhet sërish rekordi në Instagram – kësaj here nga aktori i famshëm

Rupert Grint ka tejkaluar rekordin e Sir David Attenborough për kohën më të shpejtë për të arritur 1 milion ndjekës në Instagram, duke grumbulluar milionëshin e parë në vetëm katër orë dhe një minutë.

Aktori i filmave “Harry Potter” pozoi me foshnjën e tij, në postimin e tij të parë dhe arriti në një milion ndjekës në vetëm 241 minuta më vonë, njofton Guiness World Records, transmeton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rupert Grint (@rupertgrint)

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit, Sir David Attenborough, një prezantues dhe natyralist, hapi llogari në Instagram në shtator 2020 dhe arriti në shtatë shifra ndjekësish në katër orë dhe 44 minuta.

david attenborough with telescope shutterstock

Para Sir David, mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte aktorja Jennifer Aniston, e cila debutoi në Instagram në 15 Tetor 2019 dhe mbloshi 1 milion ndjekës në pesë orë dhe 16 minuta.

Futbollisti David Beckham, Papa Françesku dhe Duka dhe Dukesha e Sussex kanë qenë të gjithë gjithashtu rekord-mbajtës në këtë kategori. /Insajderi.com