Tayna dhe Azeti sollën bashkëpunim me titull "Ti Harro", shoqëruar edhe me videoklip. Projekti i tyr" />

“Ti harro” e Taynas dhe Azetit prin në top listat e këtyre shteteve

“Ti harro” e Taynas dhe Azetit prin në top listat e këtyre shteteve

Tayna dhe Azeti sollën bashkëpunim me titull “Ti Harro”, shoqëruar edhe me videoklip.

Projekti i tyre pritej me padurim dhe vetëm për një ditë arriti mbi një milionë klikime.

Derisa kënga po pëlqehet nga audienca, arriti të jetë e para në Kosovë edhe në disa shtete tjera.

Në strorjen e tyre në Instagram kanë njoftuar se projekti i tyre është i pari për momentin në listën e këngëve më të dëgjuara në Shqipëri, e dyta në Gjermani dhe e treta në Austri.

Projekti gjithashtu po dëgjohet shumë edhe në shtetet e njohura si, Zvicër, Maqedoni, Itali e Slloveni.

Ndryshe kjo është kënga e parë që sollën dyshja si duet, por presim edhe të tjera të tilla. /Insajderi.com