“T’i japim ngjyrë qytetit”, Qendra e Artit me projekt të ri në Prishtinë

“T’i japim ngjyrë qytetit”, Qendra e Artit me projekt të ri në Prishtinë

Me titullin “T’i japim ngjyrë qytetit”, Qendra për Zhvillimin e Artit – Q’art, ka filluar me një projekt të ri vizatimi në lagjen Pejton në Prishtinë, që nga 21 prilli 2021.

Ky projekt ka filluar me prezantimin e idesë nga “KEDS”-i të cilin e ka pëlqyer komuna e Prishtinës dhe po ashtu e ka lejuar një gjë të tillë.

Në të njëjtën kohë komuna ka qenë ajo e cila e ka financuar qendrën për realizimin e këtij projekti.

Q’art për ndryshe merret dhe me organizimin e festivaleve të grafitit.

“Për momentin vizatimet janë duke u realizuar vetëm në lagjen Pejton, sepse ka përfunduar vizatimi i kontinjerëve të mëdhenj gjatë vjeshtës dhe tani jemi duke bërë vizatimin e kutive më të vogla”, ka deklaruar njëri prej artistëve.

Këto kuti të cilat kanë qenë me grafita vandalistik me të shkruara ofenduese, zhgarravina dhe me postera të ndryshme të partive, tani po mbulohen krejt me qëllim të mos zhyten tutje.

Agon Xhelili, përfaqësues i kësaj qendre, në një prononcim për Gazetën Online Insajderi, tha se projekte të tilla janë realizuar dhe në lagje të tjera të Prishtinës, si në Dragodan e Bregu i Diellit.

Ky projekt parashihet të vazhdojë deri në fund të muajit maj ku do të vizatohen të gjitha kutitë dhe muret e zhytura me shkrime të pahijshme./Insajderi.com